LSDM: Do të ishte mirë që Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të bashkoen drejt lëvizjes historike që Maqedoninë e çon në NATO dhe BE

Maqedonia

LSDM: Do të ishte mirë që Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të bashkoen drejt lëvizjes historike që Maqedoninë e çon në NATO dhe BE

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 20:44

Nëpërmjet një kumtese të lëshuar, partia maqedonase në pushtet thotë se “do të ishte mirë që Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-ja të bashkohen drejt lëvizjes historike që Maqedoninë e çon në NATO dhe BE”.

“E gjithë bota demokratike u bashka në përkrahjen e Maqedonisë, në procesin e integrimeve evropiane. Është koha kur OBRM-PDUKM-ja dhe Mickoski të mos mbeten anash dhe të bashkohen. Bëhet fjalë për të ardhmen e Maqedonisë’, thonë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë.

Sipas LSDM-së patriotizëm është të sigurohet e ardhmja e Maqedonisë dhe nëse OBRM-PDUKM-ja thotë se është për BE dhe NATO atëherë duhet ta dëshmojë këtë.

“OBRM-PDUKM-ja 25 vite deklaron se është për NATO dhe BE. Atëherë duhet ta thërrasë anëtarësinë të dal në referendumin e 30 shtatorit dhe të votojë “për””, thonë në fund të kumtesës duke shtuar se qytetarët tashmë janë orientuar për Maqedoni evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat