Humbin jetën dy persona në një aksident në rrugën Gradsko-Prilep

Maqedonia

Humbin jetën dy persona në një aksident në rrugën Gradsko-Prilep

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:28
Ilustrim

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni që mbrëmë rreth orës 00:20 ndodhi në rrugën Gradsko-Prilep.

Nga MPB thonë se deri tek aksidenti ka ardhur kur shoferi i makinës “Opel Astra”, O.I (37) nga Prilepi ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga.

“Më pas shoferi O.I dhe bashkudhëtari R.M (56) nga Prilepi kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor i Ndihmës së Shpejtë”, thonë nga MPB.

Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i stacionit policor në Prilep, kurse komunikacioni deri në orën 05:00 të mëngjesit është zhvilluar në mënyrë alternative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat