Kryeministri Zoran Zaev të enjten më 13 shtator në orën 11 e 45 minuta do të mbajë fjalim në seancën plenare të Parlamentin Evropian në Strasburg.
Dy ditë para kësaj, Parlamenti Evropian do të mbajë debat me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, me temë “ardhmëria e Evropës”. Ditën e njëjtë pasdite, deputetët evropianë do të debatojnë në temën e njëjtë edhe me kryeministrin hungarez Viktor Orban qëndron në agjendën e PE-së.
Kjo javë është kyçe për Parlamentin Evropian sepse më 12 shtator, kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker duhet ta mbajë fjalimin e tij vjetor para PE-së, të quajtur “Gjendja e Bashkimit Evropian”, ku shefi i Komisionit i paralajmëron prioritetet dhe sfidat e BE-së për vitin e ardhshëm.