VMRO-DPMNE, nesër seancë për referendumin

Maqedonia

VMRO-DPMNE, nesër seancë për referendumin

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:38
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja ka thirru mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv për të diskutuar çështjen e referendumit. Megjithatë dita e martë nuk pritet të jetë dita kur opozita do të kumtojë qëndrimin e saj nëse është për ose kundër.

Burime brenda opozitës bëjnë të ditur se vendimi i VMRO-së mund të zvarritet mbase deri pak ditë para referendumit.

Siç mëson Alsat, opozita ka disa ditë që zhvillon debat të brendshëm, që më pas të dilet me qëndrim zyrtar. Ndërkohë subjektet e tjera kanë nisur fushatën. Aleanca për Shqiptarët si subjekt i cili udhëheq fushatë teke vlerëson se në Maqedoni ka alternativë për çdo gjë tjetër, përpos për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kreu i ASH-së, Zijadin Sela theksoi në fazën e ndryshimeve kushtetuese, subjekti i tij do të ndërhyjë me amendamente.

“Të njohura janë qëndrimet e ASH-së dhe vendimet e Kuvendit Qendror të ASH-së. Përveç kësaj neve do të shpjegojmë edhe përse është e nevojshme që në Maqedoni bashkë me ndryshimet tjera kushtetuese që parashihen në Marrëveshjen e Prespës të arrihet edhe barabarësia ndërmjet komuniteteve dhe assesi nuk do të lejojmë koncepte të shtetit një-etnik. ASH kurrë nuk do të votojë në dëm të shqiptarëve. Do të votojë gjithçka që është në të mirën e përbashkët e të gjithë qytetarëve por pa shkelur dinjitetin dhe autoktoninë e shqiptarëve”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

Lëvizja Besa, krahu i Bilall Kasamit si subjekt pro referendumit potencon nevojën e anëtarësimit në NATO dhe BE si shqiptar dhe jo si përqindje. Besa e Kasamit do të ndërhyjë me amendamente në ndryshimet Kushtetuese, të cilat do t’i saktësojë pas referendumit.

“Ne në këtë fazë duke ofruar argumentet e duhura do të motivojmë popullatën shqiptarë që masivisht të del në referendum dhe të votojë për. Ndërsa e dyta është se në fazën e dytë, atë të ndryshimeve kushtetuese, do të angazhohemi që përputhje me përcaktimet tona programore dhe pritjeve të popullatës shqiptarë do të kërkojmë që saktësimi prej 20 për qind të zëvendësohet me shqiptar dhe gjuhë shqipe”, Arianit Hoxha, Shef i shtabit të Lëvizjes Besa .

Subjektet e tjera politike do të vazhdojnë fushatë bashkërisht nën moton “Bashkë PËR Maqedoni Evropiane”. Fushatë kundër referendumit do të udhëheq partia jashtëparlamentare pro ruse e Janko Baçevit “Maqedonia e Bashkuar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat