Thaçi, apel shqiptarëve për mbështetjen e referendumit

Maqedonia

Thaçi, apel shqiptarëve për mbështetjen e referendumit

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 19:01
Hashim Thaçi

Pasi përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare shprehën mbështetje për referendumin e 30 shtatorit për emrin e Maqedonisë, një përkrahje e tillë erdhi edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një prononcim për media, Thaçi ftoi shqiptarët e Maqedonisë që më 30 shtator të votojnë pro të ardhmes euro-atlantike të vendit, duke theksuar se status-quo-ja nuk është e dobishme për asnjë vend.

“Ne e mbështesim integritetin territorial të Maqedonisë, mbështesim referendumin. I ftoj qytetarët në Maqedoni, posaçërisht shqiptarët të dalin dhe të votojnë pro referendumit! Mos të humbin kohë duke qëndruar në shtëpi, por të sakrifikojnë pak kohë për të votuar për të ardhmen e Maqedonisë në NATO. Kjo është në interesin e të gjithëve”, tha ai. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat