Spiraki: Tsipras të shpall zgjedhje që qytetarët të mund të anulojnë marrëveshjen e Prespës

Maqedonia

Spiraki: Tsipras të shpall zgjedhje që qytetarët të mund të anulojnë marrëveshjen e Prespës

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 20:56
Flamuri i Greqisë, Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian

Për ekonominë, por edhe për marrëveshjen e Prespës, nga opozita Demokracia e Re, dërgojnë kritika deri tek qeveria, në reagimin e aktiviteteve të kryeministrit grek Alexis Tsipras në Panairin Ndërkombëtar në Selanik.

Zëdhënësja e partisë kryesore opozitare të Greqisë dhe eurodeputetja, Maria Spiraki i bënë thirrje Tsipras që të thërrasë zgjedhje “për njerëzit që të anulojnë marrëveshjen”.

“Lidhur me çështjen e Shkupit, në vend që të pyesin se çfarë do të bëjë Demokracia e Re nëse ratifikon marrëveshjen, ai dhe partnerët e tij, të cilët janë në dispozicion të tij, duhet të bëjnë atë që është më e logjikshme. Zgjedhjet tani për qytetarët që të mund të anulojnë marrëveshjen me votë”, tha Maria Spiraki.

Nga Demokracia e Re, më herët, duke komentuar mbi konferencën për shtyp të Tsipras, tha se ai “kishte guximin të mbështes marrëveshjen që i jep Shkupit “kombësinë maqedonase” dhe “gjuhën maqedonase”, e cila refuzohet nga shumica e grekëve.

Siç njofton korrespondentja e AIM-së nga Athina, nga zyra e Tsipras thonë se Motocakis “nuk ka guxim të thotë se do ta shfuqizojë marrëveshjen nga Prespa” dhe se tjetër gjë thotë brenda vendit dhe tjetër jashtë vendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat