Ngritet padi penale ndaj një personi nga Labunishta

Maqedonia

Ngritet padi penale ndaj një personi nga Labunishta

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme Ohër ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale M.S. (43) nga fshati Labunishtë e Strugës për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “mashtrim”.

Sipas policisë, i e ka kryer veprën më 16.11.2017 gjatë takimit me S.J. (52) nga Ohri me qëndrim të përkohshëm në Gjermani. I lajmëruari e ka mashtruar të dëmtuarin S.J. duke i premtuar se do t’i ndërtonte një shtëpi në Gjermani. Në këtë mënyrë, me një deklaratë me shkrim, ai ka marr 5000 euro avancë, ndërsa pas një kohe, një shumë shtesë parash. Muajin e kaluar, kur i dëmtuari kur është kthyer në Ohër, është përpjekur që të takohet me M.S., me çka kishte kuptuar se kishte qenë i mashtruar.

Me kryerjen e veprës penale, i lajmëruari fitoi një fitim të paligjshëm me vlerë prej 1.230.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat