Fiti: Me marrëveshjen e Prespës u forcua identiteti, gjuha dhe u hap rruga drejt NATO-s dhe BE-së

Maqedonia

Fiti: Me marrëveshjen e Prespës u forcua identiteti, gjuha dhe u hap rruga drejt NATO-s dhe BE-së

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 13:35
Kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti

Në debatin e sotëm të organizuar nga ASHAM me temë “Marrëveshja e Prespës: Rëndësia ndërkombëtare dhe implikimet mbi integrimet Euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, ku merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, ambasadori amerikan Jess Baily dhe diplomat nga vendet tjera.

Kryetari i ASHAM-it, akademiku Taki Fiti theksoi se është e vetëdijshme për zgjidhjen e kontestit ka qenë e patjetërsueshme të arrihet për mes kompromisit nëse diçka jepnim dhe diçka merrnim.

“Jam i vetëdijshëm se çështja e kontestit për emrin është e rëndë dhe e dhimbshme”, tha Fiti ku shtoi se ende për disa pika të marrëveshjes ka mendime të ndryshme dhe në vetë Akademinë, por vlerësoi se zgjidhje të mundshme alternative nuk ka.

Ai gjithashtu shtoi se me marrëveshjen është e rëndësishme se e forcon dhe garanton identitetin, çështjen e gjuhës, kulturës dhe traditën.

Në lidhje ASHAM ai tha se më herët kisht një pyetje çka ka të bëj me nenin 1 nga marrëveshja në të cilën thuhet se referenca e emrit për organet shtetërore dhe institucioneve tjera publike do të jetë në pajtueshmëri me emrin zyrtar.

Fiti tha se kjo do të ndikojë edhe në ASHAM dhe institucionet tjera si RTVM, Teatri Popullor Maqedonas, Opera dhe Baleti Maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat