Taravari: 35 mësimdhënës në mënyrë joligjore janë larguar nga vendet e punës

Maqedonia

Taravari: 35 mësimdhënës në mënyrë joligjore janë larguar nga vendet e punës

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 14:17
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, konfirmoi se vetëm për disa ditë 35 mësimdhënës kanë qenë të larguar nga puna.

“Nga fillimi i vitit të ri shkollor, do të thotë vetëm për disa ditë, 35 mësimdhënës pa të drejtë janë larguar nga puna. Në mesin e tyre janë punësuar persona të cilët nuk janë të paraqitur në Agjencinë për punësim dhe nuk kanë sigurim shëndetësor dhe pensional e cila është në kundërshtim me nenin 13 paragrafi 7 nga Ligji për marrëdhënie pune. U bëjë pyetje drejtorëve të emëruar joligjërisht nga ana e Ministrisë së Arsim, kush janë këto njerëz çka mbajnë mësim ndërsa qytetarët tanë kush i edukon për momentin fëmijët. A kanë ato licenca dhe a i plotësojnë kushtet për mësimdhënie?, tha Taravari.

Kryetari i komunës tha se është e qartë se pse MASH ia ka marr kompetencat në fushën e arsimit kryetarit të Gostivarit.

Ai gjithashtu tha se ka problem me transportin e nxënësve në disa shkolla fillore dhe të mesme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat