Regjim i posaçëm komunikacioni në Nerez

Maqedonia

Regjim i posaçëm komunikacioni në Nerez

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim

Regjim i posaçëm komunikacioni do të vendoset në Nerez nesër dhe pasnesër në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 10:30, për shkak të mbajtjes së “Fis Roler Ski Cup Shkup” të dytë ndërkombëtar.

Siç kumtojnë nga MPB-ja, Sektori për siguri në komunikacion rrugor do të ndërmarrin masa për regjim të posaçëm në komunikacion nëpër rrugët në drejtim të fshatit Nerez i Poshtëm – rruga “Kozle” deri tek parkingu te manastiri “Shën Pantelemoni” në vazhdim deri te parkingu në Vodno të Mesme.

“Për këtë qëllim MPB-ja apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhrat që i japin zyrtarët policor nëpër rrugët ku do të lëvizin pjesëmarrësit”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat