Xhaferi: Qytetarët dinë ta zgjedhin të ardhmen e tyre

Maqedonia

Xhaferi: Qytetarët dinë ta zgjedhin të ardhmen e tyre

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 22:02
Talat Xhaferi

Qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë, sepse është vendim që na siguron mundësinë të jemi vend anëtar i BE dhe NATO, ka thënë kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Ai shtoi se pa marrë parasysh dilemat se ka një grup parlamentar që ka një bindje ndryshe nga shumica parlamentare, “kemi vlerësuar dhe kemi sjellë vendim që më 30 shtator përmes referendumit, qytetarët e Maqedonisë ta verifikojnë miratimin e Marrëveshjes me Greqinë të miratuar nga deputetët dhe të përcaktohen se janë pro apo kundër anëtarësimin në NATO dhe BE”.  

Në një intervistë për RTVM2, Xhaferi është shprehur i bindur se qytetarët dinë ta dallojnë të ardhmen e tyre dhe të vendit brenda strukturës më të fortë ushtarake në botë. 

"Shumica e qytetarëve janë për anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO, sepse nga Pavarësia e shtetit, mbi 70 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë për integrimin e Maqedonisë në BE dhe në Aleancën veri atlantike. 71 deputetë janë deklaruar se mbështesin vendimin për Marrëveshjen e ratifikuar me Greqinë kundrejt 49 deputetëve që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare. Ndërkohë, deputetët pro marrëveshjes dhe që kanë grupe parlamentare do të shfrytëzojnë mjetet financiare të Parlamentit për zhvillim të fushatës mediale pro referendumit, ndërsa deputetët e opozitës që nuk kanë formuar grupe parlamentare, nuk do të mund të shfrytëzojnë këto para", ka thënë kryeparlamentari.

Xhaferi po ashtu ka theksuar se nuk e di vendimin e fundit të Këshillit ekzekutiv të VMRO-së, por mbi gjitha qytetarët janë ata që vendosin pro apo kundër pyetjes së parashtruar në referendum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat