Junker: BE të definojë qëndrimin e pakthyeshëm për zgjerimin drejt Ballkanit

Maqedonia

Junker: BE të definojë qëndrimin e pakthyeshëm për zgjerimin drejt Ballkanit

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 12:04
Jean-Claude Junker

Në fjalimin e tij vjetor para Parlamentit Evropian për “Gjendjen e BE-së”, kryetari i Komisionit Jean-Claude Junker,  paralajmëroi për ndikim të jashtë në Ballkan.

“Duhet që ta definojmë mënyrën e pakthyeshme në lidhjen tonë drejt anëtarësimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në të kundërtën të tjerët do të afrohen drejtpërdrejt në fqinjët tanë”, tha Junker.

Ai gjithashtu tha se zgjerimin e deri më tanishëm të BE-së e vlerëson të suksesshëm, por se ende “ngelet për të bërë punë” duke aluduar në problemin e qeverisjes së drejtë në shumë vende të evropës juglindore si Hungaria, Polonia dhe Romania.

Junker vitin e kaluar tha se KE kërkon që t’i jepet “kredibilitet dhe perspektivë” rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Nëse duam më shumë stabilitet në fqinjët tanë, atëherë duhet të kemi kredibilitet dhe perspektivë për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor”, tha Junker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat