“Qytetarët të mos sjellin produkte të mishit nga Bullgaria”

Maqedonia

“Qytetarët të mos sjellin produkte të mishit nga Bullgaria”

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 17:15
Mishi

Qytetarët që udhëtojnë për në Bullgari kur të kthehen në Maqedoni të mos marrin ushqim me origjinë shtazore, bën thirrje drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Zoran Atanasov.

Ai tha sot në Veles se virusi “Ethet e derrave afrikan” të cilat u regjistruan në Bullgarinë fqinjë nuk është e rrezikshme për njerëzit, por bëhet fjalë për një sëmundje shumë virale infektive për derrat për të cilët nuk ka vaksinë.

“Agjencia ka miratuar një vendim për ndalimin e importit dhe transitit të derrave, produkteve dhe nënprodukteve të mishit të derrit nga ky rajon në Bullgari, me qëllim për të mbrojtur kundër futjes së virusit”, tha Atanasov, i cili vizitoi fermën e derrave “Agro Soft” pranë Velesit .

Në fillim të muajit, Agjencia lëshoi një vendim për ndalimin e importit dhe transitit të derrave dhe produkteve të mishit të derrit nga Bullgaria për shkak të shfaqjes së virusit të “Ethet e derrave afrikanë” në këtë vend. Sëmundja në fund të gushtit u konfirmua në zonën e Varnas në Bullgarinë fqinjë, dhe gjithashtu është e pranishme në Estoni, Letoni, Lituani, Bjellorusi, Ukrainë, Poloni, Moldavi, Rumani, Republikën Çeke dhe Hungari.

Nga 90 fermat komerciale të derrave, të regjistruara në vend, 78 ferma janë kategorizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat