Zaev sot do të mbajë fjalim në Parlamentin Evropian

Maqedonia

Zaev sot do të mbajë fjalim në Parlamentin Evropian

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 11:06
Parlamenti Evropian

Kryeministri Zoran Zaev sot duhet të mbaj fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg.

Zaev në tubimin e mbrëmshëm në Kriva Pallankë deklaroi se në Parlamentin do të flas për perspektivat e Maqedonisë. Pritet që të flasë edhe në lidhje me marrëveshjen me Greqinë, referendumin e caktuar dhe reformat në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Para dy ditësh në Parlamentin Evropian fjalim mbajti kryeministri grek Alexis Tsipras. Ai i shpalosi sukseset diplomatike të qeverisë së tij, duke aluduar në marrëveshjen e Prespës.

“Me kryeministrin Zaev kemi arritur që të gjejmë zgjidhje të pranuar pa përdorimin e forcës, nëpërmjet dialogut dhe diplomacisë. Kjo marrëveshje do të jetë model për zgjidhjen e kontesteve tjera në rajon”, tha Tsipras para eurodeputetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat