Llokvenec: I dukshëm ishte qëllimi i turmës të drejtohet drejt Zaevit, Xhaferit dhe Selës

Maqedonia

Llokvenec: I dukshëm ishte qëllimi i turmës të drejtohet drejt Zaevit, Xhaferit dhe Selës

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 21:41
Ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Me dëgjimin e deputetit të LSDM-së, Hari Llokvenec mbaroi seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ai tha se i dukshëm ishte qëllimi i turmës që të drejtohet drejt një grup deputetësh mes të cilëve kanë qenë Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe Ziadon Sela.

“Sigurimi bashkërisht me kolegët tanë përpiqeshin ta mbajnë derën e mbyllur. Që kur hynë, i dukshëm ishte qëllimi i turmës të drejtohet drejt grupit e ku gjendeshin Zoran Zaevi, Talat Xhaferi dhe Ziadin Sela. Unë ndodhesha në grupin tjetër, që ishte në këndin e majtë”, sqaroi Llokvenec.

Ai potencoi se bashkërisht me atë kanë qenë deputetët Artan Grubi, Stefan Bogoev dhe Agim Shaqiri dhe se kanë arritur të dalin, por kanë marrë goditje.

“Ndjenja e shqetësimit për jetën ishte te të gjithë ne. Pas një orë e gjysmë kontakte intensive të Grubit me zyrtarët policorë, arritën të na gjejnë. Pas 45 minutave erdhën njësitë speciale dhe na çuan në zyrën e Vllatko Gjorçevit”, tha Llokvenecit duke drejtuar fjalë lavdëruese për veprimin dhe sjelljen e Gjorçevit.

Më parë, deputetja Katerina Kuzmanovska dëshmonte se ajo ka qenë në galerinë e pres-qendrës dhe se ka parë se si turma godiste Zoran Zaevin dhe Damjan Mançevski ashtu edhe Radmilla Sheqerinskën e tërhiqnin për flokësh.

“Dëgjoheshin ofendimet si: tradhtarë, vritni, nuk do të dalin të gjallë”, tha Kuzmanovska duke theksuar se njerëzit kanë godit me gjithçka që ju ka ardhur për dore.

Seanca e ardhshme për ngjarjet e 27 prillit është caktuar më 19 shtator në ora 10:00. Atëherë do të dëgjohen dëshmitarët Sashko Kocervski, Ferid Muhiq, Kurti Dudush dhe gazetarja Dushica Mrgja.

Në mesin e të akuzuarve për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë janë: ish-drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, deputetët Ljupço Dimovski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasillevski, Krsto Muckoski dhe udhëheqësit e protestës “Për Maqedoninë e Bashkuar”, Boris Damovski, Vlladi Jovanovski, Igor Durllovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat