Koumoutsakos: Marrëveshja e Prespës është e dëmshme për Greqinë

Maqedonia

Koumoutsakos: Marrëveshja e Prespës është e dëmshme për Greqinë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 12:25
Giorgos Koumoutsako

“Ne nuk do ta mbështesim marrëveshjen, nuk ka mundësi ta nënshkruajmë, nuk do ta ratifikojmë nëse vjen në Parlament dhe nuk ka kurrfarë sigurie që asnjë deputet nga Demokracia e Re, që të zhvendoset nga ky pozicion i definuar”, thotë përgjegjësi për politikë të jashtme nga Demokracia e Re, Giorgos Koumoutsako në një intervistën për mediat greke.

Ai edhe një herë i konfirmoi qëndrimet e partisë më të madhe opozitare se “Marrëveshja e Prespës është e keqe dhe e dëmshme”, por edhe se Demokracia e Re nuk do ta ratifikojë, as në parlamentin aktual, as më vonë, nëse mbetet për ratifikim të përbërjes së ardhshme të parlamentit grek.

Siç njoftojnë nga AIM, përgjegjësi për politikën e jashtme në Demokracinë e Re, i përgjigjet kryeministrit grek, i cili para disa ditëve i bëri thirrje liderit të partisë opozitare nëse nuk pajtohet me Marrëveshjen e Prespës, ta shfuqizojë.

Koumoutsakos theksoi se partia e e tij nëse nuk ratifikohet marrëveshja dhe ka hapësirë, atëherë do të bëjë përpjekje të reja për zgjidhje, për shkak se partia angazhohet për zgjidhje të problemit shumëvjeçar, por zgjidhja të mos jetë çfarëdo qoftë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat