Ministrja italiane e Mbrojtjes për vizitë zyrtare në Maqedoni

Maqedonia

Ministrja italiane e Mbrojtjes për vizitë zyrtare në Maqedoni

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:13
Elisabetta Trenta

 Ministrja e Mbrojtjes e Italisë Elisabetta Trenta, të hënën do të qëndrojë në Maqedoni për vizitë zyrtare.

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, ajo do të ketë takim kokë më kokë me ministren e Mbrojtjes të Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska, ndërsa më pas do të vijojë takimi mes dy delegacioneve.

Pas takimit dy ministret pritet të mbajnë edhe konferencë për shtyp të përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat