OBRM-PDUKM ngrit akuzë penale ndaj Zaevit për blerje të votuesve

Maqedonia

OBRM-PDUKM ngrit akuzë penale ndaj Zaevit për blerje të votuesve

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:45
Dimitar Dimovski

Në një konferencë për shtyp, anëtarësi i Komitetit Ekzektuiv të OBRM-PDUKM-së, Dimitar Dimovski tha se “E drejta e votës është e drejta e shenjtë demokratike. Secili qytetar duhet të jetë i lirë të shpreh vullnetin e tij në zgjedhje apo referendum. Se a do të votohet apo ajo, dhe nëse votohet është vetëm e drejta e tij. Secili kërcënim, kanosje apo blerje, gjegjësish dhuratë në këmbim të votës është krimi rëndë që manipulohet vullneti i qytetarëve”.

“Kaluan disa ditë që kur Kryeministri Zoran Zaev, hapur në mbledhje bëri thirrje biznesmenëve me para t’i motivojë të punësuarit në referendum, duke thënë se një kompanie pronarit tashmë i ka premtuar se do ta bëj atë”, deklaroi Dimitar Dimovski.

Sipas Dimovskit, sikur Maqedonia të ishte shtet i së drejtës tashmë kryeministri Zaev do të ishte thirr në bisedë dhe do të kishte hetime, por për fat të keq Prokuroria Publike, sipas Dimovskit nuk reagon ndaj votës së prekur.

“Referendumi për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë Veriore, duhet të mbahet më 30 shtator, gjegjësish për 15 ditë. Për këtë shkak, reagimi i shpejtë i prokurorit është krucial, që të ndalohet të ndodhë vepra penale nga ana e Zoran Zaevi, gjegjësisht të ndalohet që i njëjti në qëllimin të ofrojë dhe nxit blerje të qytetarëve për dalje në referendum”, thonë nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM.

Ata kërkojnë nga Prokuroi Publik të veprojë sipas nenit 39 të Kodit Penal që të hap hetim për të thënat e kryeministrit Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat