Rot, maqedonasve: Tregoni guximin tuaj në referendum

Maqedonia

Rot, maqedonasve: Tregoni guximin tuaj në referendum

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 16:05
Mihael Rot

Ministri për Evropë në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot, ka kërkuar nga qytetarët maqedonas që në referendumin e 30 shtatorit të tregojnë guxim.

Ai u ka thënë atyre të japin sinjalin se janë të gatshëm për anëtarësim në NATO dhe BE.

“Këtu jam për shkak të njerëzve të rijnë, i di dhe i kuptoj pritjet e tyre. është një pjesë e njerëzve të cilët ndoshta dyshojnë ose nuk janë të kënaqur nga kompromisi i arritur, por të gjithë ata fillimisht duhet të mendojnë për të ardhmen e gjeneratave të reja. Nuk mund të ekzistojë ardhmëri e mirë pa perspektivë evropiane”,është shprehur Rot.

Këtë deklaratë gjermani e ka dhënë në një debat për vlerat evropiane që u mbajt në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat