Vrasja mizore në Maqedoni, mësohet arsyeja përse ka ndodhur

Maqedonia

Vrasja mizore në Maqedoni, mësohet arsyeja përse ka ndodhur

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Vrasje çnjerëzore në Prilep. Nëpunësi policor 23 vjeç ET nga Manastiri e ka vrarë dhe më pas e ka djegur në makinë një 36 vjeçar me inicialet B.A, bashkëvendës i tij.

Motivet, jo zyrtarisht kanë të bëjnë me një borxh mbi 4 mijë euro. Megjithatë detajet pritet t’i kumtojë Prokuroria Publike. Autori pas arrestimit ka pranuar aktin, duke dhënë dritë mbi motivet e veprës. Autori i veprës është arrestuar dhe në stacion policor ka pranuar aktin duke e shpjeguar se si e ka kryer. Gjatë ditës i njëjti do t’i dorëzohet organit të akuzës- deklaroi Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Raporti policor flet për vrasje në rrethana të çuditshme. Polici me inicialet E.T nga Manastiri fillimisht e ka vrarë me 4 plumba dhe më pas i ka vënë flakën makinës, duke e lënë trupin e viktimës të digjet dhe duke tentuar në të njëjtën kohë të largojë çdo gjurmë nga vendi i krimit. Pistat e hetimit ka vërtetuar se personi i fundit me të cilin ka pasur kontakt dhe është parë viktima ka qenë pikërisht polici ET.

Dëshmitarët e pakt të intervistuar nga policia kanë deklaruar se kanë dëgjuar vetëm të shtëna armësh, ndërsa kalimtar të rastit kanë denoncuar në polici djegien e makinës. Viktima përpos plagëve na plumbat është djegur edhe nga zjarri, por që identifikimi i tij ka qenë i lehtë për faktin që lëndimet në fytyrë kanë qenë të vogla. Trupi është dorëzuar për autopsi ndërsa po vërtetohet edhe arma me të cilën janë shkrepur 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat