OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka pranuar ndryshimin e nenit kushtetues ku garantohet pandashmëria dhe patjetërsueshmëria territoriale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: LSDM-ja ka pranuar ndryshimin e nenit kushtetues ku garantohet pandashmëria dhe patjetërsueshmëria territoriale

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Nëpërmjet një kumtese nga partia opozitare maqedonase thuhet se “Zoran Zaevi organizon katastrofë kombëtare në Republikën e Maqedonisë. Marrëveshja kapitulluese e ndryshon emrin, identitetin institucional, kulturën, historinë dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë.

Sipas OBRM-PDUKM-së Zaevi me marrëveshjen kapitulluese ka pranuar ndryshimin e Preambulës të Kushtetutës së Republikë së Maqedonisë, neni 3 dhe neni 49.

Ata shtojnë se Zaevi ik nga përgjigja dhe nuk tregon se çfarë ndryshohet në Preambulë.

“Teritori i Republikës së Maqedonisë është i pandashëm dhe i patjetërsueshëm. Kufiri ekzistues i Republikës së Maqedonisë është i pacenueshëm. Kufiri i Republikës ë Maqedonisë mund të ndryshohet vetëm në përputhje me Kushtetutën. Republika e Maqedonisë nuk ka pretendime territoriale ndaj shteteve fqinje”.

“Sipas marrëveshjes që e nënshkroi Qeveria e LSDM-së a duhet të ndryshohet nen 3 i cili garanton pandashmërinë dhe patjetërsueshmërinë e territorit të Republikë së Maqedonisë. Zaev duhet të përgjigje se çfarë do të ndryshohet në nenin 49, i cili obligon shtetin që të kujdeset për pakicat tona në jashtë Maqedonisë. A është kjo dorëheqje nga maqedonasit jashtë Maqedonisë?”, kumtojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM Zoran Zaevi nuk ka përgjigje në këto pyetje, njëjtë ashtu si nuk mund ta mohojë faktin se me këtë marrëveshje, siç e quajnë ata të dëmshme, ndryshohet identitet institucional, historia dhe kultura e popullit.

“Pikërisht për këtë shkak ik nga debati dhe ballafaqimi me Hristijan Mickoski. Zaevi është frikacak dhe njeri i frikësuar. Zaev frigohet nga populli i vet”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Zaevi sa më parë duhet të ik nga politika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat