OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi nga Spasovski për ndodhitë në MPB

Maqedonia

OBRM-PDUKM kërkon përgjegjësi nga Spasovski për ndodhitë në MPB

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:14
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një kumtese të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duhet të merr përgjegjësi”.

“Vrasje e këtillë rrallë shihet madje edhe në film. Ta vritni njeriun më pastaj ta djegin është vrasje brutale që tregon se në MPB asgjë nuk funksionon”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se në MPB nuk shihet gjendja psikologjike e të punësuarve dhe haosi dhe mos pasja e rendit janë në secilin nivel të ministrisë.

Ata pyesin, se përse MPB-ja nuk i tha motivet e vrasësit brutal, a ka qenë motivi paratë apo zhvatja, a e ka bërë të njëjtën më parë dhe ka qenë praktikë e tij e përhershme, si është e mundur që MPB-ja nuk ka asnjë informacion operativ apo dyshim për krimin e të punësuarit të tyre, si do të presin qytetarët se Spasovski është i aftë dhe ka vullnet të mbledh informacione dhe të luftojë me çfarë do lloji krimi kur nuk e din se çfarë ndodh brenda në ministri që e udhëheq dhe e miraton të njëjtën.

“Sa i përket vrasjes brutale, MPB-ja duhet të përgjigjet se a i ka kaluar MPB-ja kontrollet mjekësore? Cili e lëshoi? A kanë qenë kolegët e tij partiak nga ministria?”, kumtojnë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partia kjo çfarë po ndodh është e turpshme ndërsa çmimin e haosit e paguajnë qytetarë të pafajshëm dhe se sipas OBRM-PDUKm-së qytetarët ndihen të frikësuar, të pasigurt dhe të shqetësua për sigurinë e tyre dhe të afërmve të tyre.

“Ç’duhet të ndodhë që Spasovski të jep përgjegjësi? A duhet të shohim grupe të organizuara të MPB-së apo vrasje masovike të kryera nga policë nëpër gjithë shtetin” thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Oliver Spasovski duhet të jep dorëheqje dhe se me LSDM-në mbretëron kriminaliteti dhe mafia nëpër rrugë ndërsa vrasjet, grabitjet dhe të gjithë llojet tjera të krimit janë të ditëpërditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat