Osmani-Vinton: Solidariteti është vlerë evropian që do të thotë stabilitet, siguri dhe prosperitet

Maqedonia

Osmani-Vinton: Solidariteti është vlerë evropian që do të thotë stabilitet, siguri dhe prosperitet

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 17:52
Osmani-Vinton

Zëvendës-kryeministri i Qeverisë për Çështje evropiane, Bujar Osmani bashkërisht me koordinatorin e përhershëm të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësues i UNDP-së në Republikën e Maqedonisë, Louisa Vinton, realizuan takim tek ura e re dhe diga e Shën Nikollës që janë rikonstruar  me mjete nga BE-ja përmes programit për uljen e dëmeve nga vërshimet.

“Në periudhën kushteve të papërshtatshme të vitit 20155, madje 44 nga 80 komuna në Maqedonia ishin duke u ballafaquar me vërshimet, që krijoji nevojën e mjeteve për intervenim sa më të shpejtë të dëmeve, por që tregoi brishtësinë dhe jo gatishmërinë e shtetit të ballafaqohet me sfidat dhe pasojat nga ndryshimet klimatike”, deklaroi Osmani.

Ai theksoi se për këtë qëllim, gjatë 3 viteve të kaluara, përmes IPA mjeteve të Bashkimit Evropian, të realizuara nga ana e zyrës së UNDP-së, suksesshëm janë zbatuar projekte në lartësi prej 10 milionë eurove që në masë të madhe është përmirësuar gjendja.

“Dua të theksoj se këto projekte, në vlerë prej 10 milionë eurove, nuk janë realizuar me paratë e taksave tonë, por paraqesin grand – mjete të pakthyeshme, apo mjete financiare të taksapaguesve të vendeve anëtare të BE-së, që kanë vendosur që këto mjete më mirë është të shpenzohen në sanimin e dëmeve dhe prevenimin në Republikën e Maqedonisë, se sa të shpenzohen tek vendet e tyre”, theksoi Osmani.

Vinton tha që krahas përfitimit direkt për qytetarët, me vepër e tregon edhe solidaritetin, si vlerë evropianë që do të thotë më shumë siguri, stabilitet dhe progres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat