Marsh në mbështetje të referendumit

Maqedonia

Marsh në mbështetje të referendumit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:04
Kryeministri Zoran Zaev u shpreh i bindur se qytetarët do t’i thonë PO integrimit në NATO dhe në BE dhe do ta mbështesin votimin e fund-shtatorit.

Mijëra njerëz dolën sot në rrugët e Shkupit në shenjë mbështetje për marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit maqedonas.

Kryeministri Zoran Zaev u shpreh i bindur se qytetarët do t’i thonë PO integrimit në NATO dhe në BE dhe do ta mbështesin votimin e fund-shtatorit.

Nga ana tjetër kryeparlamentari Talat Xhaferi tha se më 30 shtator atdheu do të t’i besohet rinisë.

Qytetarët e Maqedonisë do të deklarohen më 30 shtator nëse përkrahin ose jo marrëveshjet e Athinës dhe Shkupit për ndryshimin e emrit të shtetit maqedonas në Republikën e Maqedonisë Veriore, e cila mund të hapë rrugën për anëtarësimin e vendit në NATO.

Nga ana tjetër, krerët e opozitës po u bëjnë thirrje qytetarëve që të votojnë kundër marrëveshjes me Greqinë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat