Të martën nënshkruhet marrëveshja: Lejet e vozitjes do të pranohen edhe në Gjermani

Maqedonia

Të martën nënshkruhet marrëveshja: Lejet e vozitjes do të pranohen edhe në Gjermani

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:17
Ilustrim

Në fillim të javës që vjen, gjegjësisht të martën do te nënshkruhet Deklarata e përbashkët mes Republikës së Maqedonisë dhe Gjermaninë për njohjen reciproke te patentë shoferit, njofton Alsat.

Nga kjo dite Patenta e lëshuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Maqedonisë do të njihet edhe në Gjermani.

“Të martën firmoset deklarata e përbashkët midis MPB dhe ministrisë federale për trafik të Gjermanisë për pranimin e dyanshëm të patentë shoferit. Qytetarët tanë meritojnë edhe më shumë, kudo që ndodhen ata”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat