Zaev: Nuk kam informata për ndikime ruse në Maqedoni

Maqedonia

Zaev: Nuk kam informata për ndikime ruse në Maqedoni

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 10:56
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve ka theksuar se nuk ka dëshmi për ndikime ruse në Maqedoni.

“Nuk kam unë dëshmi për ndonjëfarë ndikimi rus në Maqedoni. Federata ruse është mike e Maqedonisë dhe ajo nuk ka asgjë kundër anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian, por është kundër integrimit tonë në NATO. Dhe këtë e thotë shumë qartë. Ne po mundohemi të sqarojmë se për ne nuk ekziston alternativë tjetër, përveç integrimit të plotë në BE dhe NATO. Duam të ndërtojmë miqësi me të gjitha vendet, përfshi edhe Federatën ruse”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat