Kammenos: Do të bëj gjithçka që Marrëveshja e Prespës të mos arrijë në Parlamentin e Greqisë

Maqedonia

Kammenos: Do të bëj gjithçka që Marrëveshja e Prespës të mos arrijë në Parlamentin e Greqisë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 12:57
Panos Kammenos

“Do të bëj gjithçka që kjo marrëveshje të mos vijë në Parlament. Por, nëse marrëveshja vjen në Parlament, atëherë nuk kam zgjidhje tjetër”, thotë Panos Kammenos duke e përsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se “Grekët e Pavarur” do ta tërheqin besimin për Qeverinë përderisa marrëveshja e Prespës vjen për ratifikim para deputetëve grekë.

Në një intervistë për mediat greke, partneri i koalicionit në qeverinë greke sqaroi se ai mund t’i tërheqë të gjithë ministrat nga Qeveria dhe besimin para se marrëveshja të vijë në Parlament.

“Unë tashmë kohë të gjatë u obligova për një punë dhe kjo nuk është ndërruar dhe as që do të ndërrohet. Ne nuk do të marrim pjesë në qeverinë që do ta sjellë në parlament këtë marrëveshje, që do të thotë se do ta tërheqim besimin e dhënë për Qeverinë”, tha Kammenos dhe sqaroi se në këtë rast, para se marrëveshja të vijë në votim, do të duhet partitë e tjera politike të obligohen para presidentit grek se do të hyjnë në Qeveri si partnerë të koalicionit.

Kammenos përsëriti se “Grekët e Pavarur” kanë sqaruar se as nuk e pranojnë marrëveshjen, as termin “Maqedonia e Veriut”.

Lideri i Grekë të Pavarur e akuzoi Maqedoninë se e ka shkelur marrëveshjen dhe ka komentuar se pala greke do të duhet të shikojë a vlen ende marrëveshja edhe tani, por edhe më vonë përderisa kalon në referendum dhe përfundojnë ndryshimet kushtetuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat