Rriten sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni, nga mesnata e sotme çmime të reja

Maqedonia

Rriten sërish çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni, nga mesnata e sotme çmime të reja

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 13:41
Ilustrim

Derivatet e naftës nga mesnata e sotme do të shiten me çmime të reja, edhe atë më të shtrejta me vendim të Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas çmimeve të reja EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë dhe një litër do të kushtojë 72.50 denarë, ndërsa çmimi i EUROSUPER BS-98 mbetet i njëjtë, gjegjësisht 74 denarë për litër.

Çmimi i EURODISELIT do të rritet me 1.5 denarë dhe nga mesnata do të kushtojë 66 denarë për një litër.

Me vendimin e KRRE-së rritet edhe çmimi i mazutit, i cili do të kushtojë 34.351 denarë për kilogram.

Çmimet e reja do të vlejnë për dy javët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat