Todorov sqaron: Pyetjen e referendumit do ta shkruaj vetë dhe do të përgjigjem

Maqedonia

Todorov sqaron: Pyetjen e referendumit do ta shkruaj vetë dhe do të përgjigjem

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 14:55
Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov

Ish-ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me informacionet se ai në referendumin e 30 shtatorit do të votojë “pro”.

Todorov lajmin e tillë që u publikua sot nëpër media e ka quajtur të rrejshëm. Ai thotë se është për anëtarësim në BE dhe NATO, ndërsa kundër marrëveshjes me Greqinë.

“Lajm i rrejshëm është se kam thënë se do të votoj “pro” në referendum. Përkundrazi, kam thënë se zemra nuk më lejon të votoj “pro”. Qartë them se do të votoj “kundër” marrëveshjes, ndërsa “pro” BE-së dhe NATO-s. Do ta shkruaj vetë pyetjen dhe kështu do të përgjigjem”, shkruan Todorov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat