Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Tanku”

Maqedonia

Seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe “Tanku”

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 08:34
Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët “Trajektorja” dhe procedurën e ndarë për “Tankun” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Në lëndën “Trajektorja” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zv.kryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Lupço Georgievski.

Sipas PSP-së, ata në vitin 2012/2013 kanë tejkaluar kompetencat e tyre në procedurën për zgjedhjen e kompanisë në ndërtimin e segmenteve rrugore deri në Shtip dhe Ohër dhe kanë dëmtuar Buxhetin e shtetit me më së paku 155 milionë euro.

Ndërsa në seancat e mëparshme dhe procedurat e ndara për ish-ministren e brendshme Gordana Jankulloska në rastin “Tanku” ishin ofruar prova materiale dhe janë dëgjuar dëshmitarë që në një mënyrë kanë qenë të përfshirë në furnizimin publik të veturës së blinduar “Mercedes gard” në vlerë prej 600 mijë euro në vitin 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat