Qeveria e Maqedonisë sot mban seancën e 89-të, diskuton për strategjinë për zhvillimin e energjetikës

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë sot mban seancën e 89-të, diskuton për strategjinë për zhvillimin e energjetikës

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 12:11
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria e Maqedonisë sot do të mbajë seancën e 89-të, në të cilën në rend dite është informacioni për nënshkrimin e memorandumit për bashkëpunim mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për realizimin e projektin e “Përpunim i strategjisë për zhvillim të energjetikës së Maqedonisë deri në vitin 2040”.

Në rend dite është edhe Informacioni për rritjen e koeficientit të kompleksitetit të punës së institucioneve publike për kopshtet e fëmijëve në vitin 2018.

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria e Maqedonisë sot do ta rishikojë edhe Informacionin për mundësi për vendosjen e partneritetit privato-publik përmes formimit të platformës moderne për ndihmën e shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat