Hahn: Vendimi i referendumit do të ndikojë te gjeneratat e ardhshme

Maqedonia

Hahn: Vendimi i referendumit do të ndikojë te gjeneratat e ardhshme

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 14:12
Johannes Hahn

Kryeministri maqedon Zoran Zaev sot u takua me eurokomisarin për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Hahn i cili mbështet referendumin duke theksuar se vendimi për referendum është një vendim që qytetarët duhet të sjelli në mënyrë të pavarur dhe autonome. Han shtoi se i pengon shkurtesa IRJM, dhe se shpreson se në takimin e radhës do të na drejtohet si Maqedoni Veriore.

Qytetarët do të kenë mundësinë të përcaktojnë të ardhmen e tyre ndërsa vendimi do të ketë ndikim tek fëmijët e tyre, dhe brezat e ardhshëm. Është e rëndësishme të sigurohet se qytetarët mund të marrin vendim duke qenë të informuar. Është një vendim që duhet të miratohet në mënyrë të pavarur nga qytetarët dhe vendimi i tyre do të jetë i rëndësishëm për stabilitetin në rajon. Nuk më pëlqen shkurtesa IRJM, dhe shpresoj që në të ardhmen do t’ju drejtohem me Maqedoninë Veriore. Vetëm ju do të vendosni për mundësinë dhe nuk keni kohë për të humbur” , tha Han.

Eurokomisari Han është qëndron në një vizitë dyditore në Shkup. Ai dhe kryeministri Zaev dje morën pjesë në konferencën për liri të mediave nga Ballkani Perëndimore, e financuar nga Komisioni Evropian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat