Zaev: Referendumi mundësi historike për vendin

Maqedonia

Zaev: Referendumi mundësi historike për vendin

Nga: ATSH Më: 18 shtator 2018 Në ora: 15:35
Zoran Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka rinovuar thirrjen e tij për qytetarët për të marrë pjesë në masë në referendumin e 30 shtatorit dhe për të votuar pro, pasi ajo i hap rrugën Shkupit për integrimin në BE dhe NATO.

“Shkojmë të votojmë të gjithë për Maqedoninë”, deklaroi Zaev në Ohër.

‘’Referendumi është një mundësi historike për vendin tonë dhe hyrja në NATO garanton një jetë më të sigurtë për brezat e ardhshëm”, theksoi Zaev.

“BE dhe Nato kanë hapur portat e tyre për Maqedoninë dhe tani duhet të zgjedhin qytetarët për të ardhmen, pasi çdo votë do të jetë e rëndësishme’’, shtoi ai./ATSH/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat