“Qeveria e Maqedonisë me përgjegjësi po udhëheq me borxhin publik”

Maqedonia

“Qeveria e Maqedonisë me përgjegjësi po udhëheq me borxhin publik”

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:41
Ilustrim

Ministri për Financa, Dragan Tevdovski, përsëri vlerësoi se Maqedonia me përgjegjësi po drejton me borxhin publik të evidentuara nga institucionet. Siç tha ai, më s’ka para të harxhuara të shtetit për projekte joproduktive, sikur ndërtimi i monumenteve.

“Më e rëndësishme është se ne drejtojmë mirë me borxhin publik. Viti i parë në të cilën borxhi publik ka qenë i zvogëluar si përqindje ka qenë në vitin 2017. Në vazhdimësi drejtojmë politika të huamarrjes me norma më të ulëta nga kreditë që paguhen. Deri tani kemi pasur një eurobond me normën më të ulët të interesit. Ndryshimi kryesor është në huamarrje në atë që vendi shkon në deficit, do të thotë se nuk shkojmë në tepricë. Gjithashtu kemi borxhe të larta nga që janë marr nga kreditë e më hershme dhe të cilat në vazhdimësi i servisojmë”, tha Tevdovski. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat