“Maqedonia vitin e ardhshëm mund të hap negociatat me BE-në”

Maqedonia

“Maqedonia vitin e ardhshëm mund të hap negociatat me BE-në”

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 16:58
Heiko Maas, Nikolla Dimitrov

Shpresoj që të gjithë qytetarët e Maqedonisë më 30 shtator do ta përdorin të drejtën e tyre dhe do të votojnë në referendum. Brenda mundësive është një shans historik për të zgjidhur kontestin për emrin dhe për të hapur perspektivën evropiane të Maqedonisë.

Vendimi është në duart e qytetarëve, tha Ministri i Jashtëm i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, me mikpritësin e tij, Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, në një konferencë të përbashkët shtypi.

Sipas tij, zgjidhja e kontestit për emrin është një hap i madh drejtë Evropës.

“Maqedonia mund të fillojë negociatat me BE-në vitin e ardhshëm. Unë jam i sigurt se personat përgjegjës në Shkup do ta hapin atë rrugë. Ne jemi për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Është e rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe për këtë arsye nuk është vetëm i juaji, por edhe interesi ynë evropian. Në të njëjtën kohë, pranimi në BE nënkupton kritere të tjera, një shtet ligjor, një luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Maas.

Ai tha se duke zgjidhur kontestin, doli që qeveria ka një vizion për të ardhmen e Maqedonisë dhe na ka inkurajuar që të vazhdojmë në këtë rrugë duke ecur me guxim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat