Eurodeputetët, në Shkup për Komitetin e përzier parlamentar

Maqedonia

Eurodeputetët, në Shkup për Komitetin e përzier parlamentar

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 16:21
Eurodeputetët, në Shkup për Komitetin e përzier parlamentar

Anëtarë të Parlamentit Evropian qëndruan në Shkup për Mbledhjen e radhës të Komitetit të Përzier Parlamentar mes vendit tonë dhe BE-së. Paradite ata takuan kreun e BDI-së Ali Ahmeti. Sipas tij, eurodeputetët mbeten të angazhuar për zhvillimin e demokracisë dhe suksesin e referendumit.

Të gjithë eurodeputetët kërkonin që vendi jonë të haprojë suksesshëm në këto momente kaq të rëndësishme historike, që ne të kemi një referendum të suksesshëm, me qëllimin më të mirë që vendi jonë të anëtarësohet në BE, në NATO, të instalohet paqja në rajonin e Ballkanit Perëndimor, demokracia, marrëdhëniet e mira, si ato ndëretnike, po ashtu edhe ata ndërfqinjësore dhe mbetet edhe më tej që eurodeputetët, i tërë parlamenti, por edhe institucionet e tjera nga Bashkimi Evropian mbesin në përkrahje të fortë të angazhimeve tona”- u shpreh Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Knut Flekenshtajn, referendumin e konsideron si një dritare mundësishë.

Ne të gjithë e dimë se kjo është një dritare mundësish e cila nuk do të vijë shumë shpesh. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë se cili është në pushtet këtu por edhe se cila qeveri është në Greqi. Shpresoj në bashkëpunimin tonë në rrugën drejt BE-së dhe t’u mirëpresim juve sa më shpejt që është e mundur në klubin tonë”- theksoi Knut Flekenshtajn, eurodeputet.

Flekenshtajn njoftoi vazhdimin e dialogut politik Zhan Mone të enjten në Shkup, me të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare, i shoqëruar nga eurodeputeti Eduard Kukan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat