“Civil”: Dikush i frikëson qytetarët për referendum

Maqedonia

“Civil”: Dikush i frikëson qytetarët për referendum

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 18:49

“Nuk do të ndikojmë te qytetarët se si do të deklarohen, ajo është e drejta e tyre politike edhe me ligj është e drejtë e garantuar, por dëshirojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve të dalin në refene dum dhe të mos lejojnë dikush të manipulojë me votën e tyre dhe të gjithë t’ju ndihmojmë strukturave të shëndosha të luftojmë me gjuhën e urrejtjes, me lajmet e rreme dhe me propagandën e zezë”.

Këtë e theksoi “civil qendra për liri” gjatë prezantimit të projektit në qendër të Prilepit, në sheshin “Metodija Andonov Çento:, i quajtur “Votoj, do të thotë ekzistoj”.

Ekipi i organizatës joqeveritare “Civil qendra për liri” konsideron se ekzistojnë struktura të caktuara që dëshirojnë t’i frikësojnë qytetarët që lirshëm të deklarohen në referendumin e 30 shtatorit.

“Duhet të pranojmë se megjithatë ekzistojnë struktura të caktuara që përpiqen t’i frikësojnë qytetarët, që ju kërcënojnë, madje deri në thirrje për dhunë, që në secilin rast nuk është deklarimin e qëndrimit politik, por përpjekje për destabilizim. Për këtë shkak ju bëjmë thirrje qytetarëve dhe institucioneve kompetente të ndërmarrin gjithçka që është e garantuar me ligj, kundër gjuhës së urrejtës, kundër propagandës së zezë dhe kundër kërcënimeve”, deklaroi Sinisha Stankoviq nga “Civil qnëra për liri”.

Projekti, i cili financohet nga Ambasada e ShBA-ve “Civil qendra për liri” dje e paraqiti në Gostivar, sot në Manastir, Mogilla dhe në Prilep, ndërsa nesër projekti do të paraqitet në Maqedoninë lindore edhe atë, në Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë dhe në Probishtip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat