Mickoski u takua me komitetin e përzier parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski u takua me komitetin e përzier parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 18:51
Mickoski u takua me komitetin e përzier parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot realizoi takim me komitetin e përzier parlamentar  të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë.

Në takim u bisedua për të ardhmen euroatlantike të shtetit, ndodhitë aktuale politike si dhe për referendumin e 30 shtatorit.

Nga OBRM-PDUKM kumtojnë se “bashkëbiseduesit ishin të njëzëshëm se integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO është kyçe për zhvillimin e standardit jetësor të qytetarëve si dhe proceset reformuese në gjyqësi, shëndetësi, arsim si dhe për zhvillimin e shtetit.

OBRM:PDUKM në kumtesën e tyre thotë se Mickoski ceku përkushtimin e OBRM-PDUKM-së në integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE që është edhe interes strategjik dhe shtetëror.

Mickoski ju tha se marrëveshjen e emrit me Greqinë, OBRM-PDUKM-ja nuk mund ta pranojë, nga fakti se ai është në kundërshtim me parimet dhe principet e partisë, ndërsa në të ardhmen do të paraqes edhe mekanizëm juridik për bllokimin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Mickoski përsëriti qëndrimin se qytetarët e Republikës së Maqedonisë janë mjaftueshëm të pjekur dhe të dinjitetshëm që vet të vendosin se si do të veprojnë më 30 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat