Kërkohet paraburgim për dy persona për grabitje në pompë benzinë në Veleshtë

Maqedonia

Kërkohet paraburgim për dy persona për grabitje në pompë benzinë në Veleshtë

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 20:25
Foto

Prokurori Publik nga Prokuroria Publike Strugë dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër dy personave për kryerjen e veprës penale “grabitje” nga neni 237 të Kodit Penal.

Siç informuan sonte nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, të dyshuarit, 24-vjeçari banor i fshatit Veleshtë dhe 27-vjeçari shtetas i Republikës së Shqipërisë, përndiqen penalisht për grabitjen që ka ndodhur më 3 gusht të këtij viti, që ka ndodhur në pompën e benzinës “Makpetroll” në fshatin Veleshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat