Baçev: Të gjithë bashkërisht u çuam në këmbë të ndalojmë që të fshihet gjithçka që është maqedonase

Maqedonia

Baçev: Të gjithë bashkërisht u çuam në këmbë të ndalojmë që të fshihet gjithçka që është maqedonase

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 21:56
Janko Baçev

“Shtabi i krizës kundër referendumit” mbrëmë në kuadër të fushatës “Maqedonia bojkoton” mbajti më shumë takime në komunat Rankovce, Nagoriçane dhe Kumanovë. Në takim flitej  për rëndësinë e referendumit.

Koordinatori i Shtabit të krizës kundër referendumit, Dragan Ugrinovski ju bëri thirrje qytetarëve të mos frikësohen nga kërcënimet dhe presionet e qeverisë, duke theksuar përgjegjësinë e të gjithëve në këto momente historike, siç tha ai, ta mbrojmë shtetin dhe popullin maqedonas nga të gjithë ata që dëshirojnë të na fshijnë si maqedonas.

Kryetari i partisë pro-ruse “Maqedonia e Vetme”, Janko Baçev i cili është pjesë e “Shtabit të krizës kundër referendumit” i përbërë nga më shumë se 70 organizata bëri thirrje në bojkot dhe mos dalje në referendum dhe në këtë mënyrë më 30 shtator të mbrohet Maqedonia maqedonase. “Vendimin që referendumi mos të kalojë duhet ta sjellim bashkërisht, për shkak se bëhet fjalë për atdheun tonë, për të ardhmen tonë. Mos ju besoni gënjeshtrave populliste të qeverisë se priten miliardë euro nga BE-ja në Maqedoni, shëndetësi falas dhe arsim për maqedonasit në vendet anëtare në BE. Mos i besoni qeverisë kukull në Shkup për shkak se jeta erdhi vetëm për qeverinë dhe bizneset e tyre duan anëtarësim në NATO, sepse NATO-ja ju garanton të vjedhurën e të gjithë atyre që kryen vjedhje të popullit. NATO-s nuk i intereson vjedhja, por dëshiron politikan të dëgjueshëm që i shërbejnë besnikërisht. E madhe është përgjegjësia e kësaj gjenerate maqedonase, pasardhësit tanë nuk kanë arritur në vitin 1913 kur Maqedonia ishte e ndarë, të mos lejojmë edhe për ne pas 100 viteve të shkruhet në librat se nuk kemi arritur”, tha Baçev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat