Peterle: Referendumi, mundësi historike për vendin

Maqedonia

Peterle: Referendumi, mundësi historike për vendin

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 22:55
Në mbledhjen e përbashkët të Komitetit të përzier të deputetëve vendas dhe atyre të BE-së

Në mbledhjen e përbashkët të Komitetit të përzier të deputetëve vendas dhe atyre të BE-së, ku u diskutua rreth reformave të domosdoshme për integrimin e vendit në BE, theksi u vendos në referendumin e 30 shtatorit. Eurodeputeti, Alojz Peterle theksoi se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të vendosur për të ardhmen e tyre. Një mesazh të ngjashëm përcolli edhe Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, sipas të cilit është e rëndësishme të zbatohet marrëveshja me Greqinë, pasi marrëdhëniet e mira fqinjësore janë një nga shtyllat e BE-së.

Na vjen mirë që është hapur mundësia për progres në realizimin e perspektivës evropiane të Maqedonisë. Këto ditë keni pasur shumë vizitorë, të cilat nuk i vlerësojmë si presion, por si shenjë të vëmendjes dhe tregues të pritjeve që vendi të ec përpara. Qytetarëve iu mbetet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, nëse jo do të presin mundësi tjetër. Parlamentin e pret shumë punë me reformat, por besojmë se e ardhmja juaj do të jetë në linjë me pritjet tuaja”- Alojz Peterle, Eurodeputet.
Shumë shpejtë qytetarët do të vendosin për rrugën e të ardhmes së tyre dhe marrëdhëniet e tyre me BE-në. Ka shumë emocione dhe e kuptojmë se vendimi nuk është i lehtë. Por jemi të bindur se qytetarët do të vendosin drejtë dhe do ta respektojmë atë vendim. Duam ta shohim vendin tuaj si anëtare të plotëfuqishme me të gjitha të drejtat dhe detyrimet në familjen e BE-së”- pohoi Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Zv. ministri i jashtëm, Andrej Zhernoski nga ana tjetër kërkoi unitet, pasi sipas tij referendumi është çështje mbipartiake dhe përkon me interesat strategjike të vendit.

Ditët që tani po i përjetojmë janë veçanërisht të rëndësishme për ne dhe vendimi para nesh është shumë më i rëndësishëm se betejat partiake, të cilat gjithsesi se do ‘ti vazhdojmë pas 30 shtatorit. Kjo është temë e përbashkët për gjithë ne dhe duhet të na bashkojë”- theksoi  Andrej Zhernoski, zëvendës ministër i Jashtëm.

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane u zotuan se do të përmbushin reformat e mbetura,në mënyrë që siç theksuan, të dëshmojmë se vendi meriton të jetë pjesë e BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat