Tevdovski e mbështet zgjidhjen për pensionistët që të mos shkojnë për regjistrim në DAP

Maqedonia

Tevdovski e mbështet zgjidhjen për pensionistët që të mos shkojnë për regjistrim në DAP

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 13:01
Ministri i Financave, Dragan Tevdovski

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se e mbështet gjetjen e një zgjidhje e cila do të mundësonte që pensionistët që nuk kanë të hyra shtesë të mos kenë obligim të shkojnë në Departamentin e të Ardhurave Publike me projektin e ri për regjistrimin e të hyrave.

“Për tu dalur në mbështetje qytetarëve DAP punon për zgjidhjen që t’ju lehtësohet pensionistët që nuk kanë të hyra shtesë jashtë pensioneve që dhe praktikisht të mos shkojnë në DAP. Kjo është, para se gjithash, punë e DAP-it, por unë personalisht e mbështes një zgjidhje të tillë dhe mendoj se DAP për momentin po rishikon në zgjidhje të tillë që t’ju lehtësohet pensionistëve. Mendoj se DAP do të mund të gjej diçka që të dal para pensionistëve”, tha Tevdovski.

Ai tha se projekti çka e zbaton DAP, është filluar nga qeveria e kaluar, e mbështetur me financa të BE-së, ndërsa ideja është që të përmirësohen kushtet e Drejtorisë drejt qytetarëve. Duhet të mundësohet që qytetarët që në vend si vitet e më hershme që qytetarët vetë kanë plotësuar kërkesat, për ata këtë bëjë Drejtoria e të hyrave dhe pastaj të tregohet se a miratohet ose jo, tha Tevdovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat