Korrigjohen gabimet në librat për shkollat fillore në Maqedoni

Maqedonia

Korrigjohen gabimet në librat për shkollat fillore në Maqedoni

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 14:15
Ilustrim

Të gjitha librat e matematikës nga klasa e parë deri tek klasa e nëntë kanë gabime dhe kanë qenë të korrigjuar dhe shpërndarja e tyre ka filluar nëpër shkolla.

“Janë dorëzuar librat e reja për lëndën e matematikën, të shkencave natyrore nga klasa e parë deri të gjashtën, të biologjisë nga klasa e shtatë deri të nëntën, të kimisë nga klasa e tetë deri të nëntën, ndërsa libra të rinj do të ketë nga lënda e fizikës për klasën e tetë dhe nëntë”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Në shërbimin pedagogjik në kuadër të MASH-it, e cila është përgjegjëse për librat, nuk japin detaje për këtë se çfarë gabime janë gjetur në libra. Nga atje shkurt informojnë se gabimet kanë qenë të natyrave të ndryshme.

“Ka gabime nga aspekti profesional, metodologjik dhe teknik, por ka edhe nga aspekti i përkthimit dhe adaptimit”, thonë nga atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat