Spasovski: Maqedonia pjesë aktive e frontit kundër kërcënimeve kibernetike

Maqedonia

Spasovski: Maqedonia pjesë aktive e frontit kundër kërcënimeve kibernetike

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 15:21
Oliver Spasovski

“Nuk ka dyshim se gjatë viteve të fundit, kërcënimet kibernetike gjenden mes kërcënimeve më të rëndësishme të sigurisë ndaj shoqërive bashkëkohore, që është arsyeja kryesore që të njëjtët të trajtohen si pjesë integrale nga siguria kombëtare dhe ndërkombëtare”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, në fjalimin e tij gjatë konferencës ndërkombëtare ministrore me temë “Krimi i teknologjisë së lartë dhe siguria e informacionit” që mbahet sot dhe nesër në Beograd, organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Siç njoftojnë nga MPB, duke i prezantuar aktivitetet të cilat policia e Maqedonisë, por dhe institucionet tjera kompetente i kanë ndërmarr dhe i ndërmarrin në këtë sferë, Spasovski i potencoi ndryshimet normative, tërësisht të harmonizuara dhe në bashkëpunim me BE-në, si dhe strategjinë kombëtare për siguri kibernetike nga viti 2018-2022, e cila shërben si udhërrëfyes për zhvillimin e një mjedisi digjital rezistent, të sigurt, të qëndrueshëm, të besueshëm, të mbështetur nga kapacitetet cilësore, të cilat bazohen në besimin dhe bashkëpunimin në sferën e sigurisë kibernetike.

“Ministria jonë përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve për sigurimin e dëshmive elektronike dhe informacioneve në formën elektronike me qëllim mbështetjen e të gjitha hetimeve të cilët udhëhiqen në kuadër të institucioneve”, theksoi Spasovski.

Ai gjithashtu ka përmendur Sektorin për krim kompjuterik dhe mjekësi digjitale ligjore pranë MPB-së, si kyç në parandalimin dhe luftën kundër këtyre llojeve të krimit.

Spasovski në fjalimin e tij tha se Maqedonia dhe MPB vazhdojnë të jenë pjesë aktive e frontit të gjerë së bashku me vendet fqinje dhe vendet partnere, kundër kërcënimeve kibernetike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat