Lënda “Spiuni”: Bozhinovski nuk do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shoqatë kriminale”

Maqedonia

Lënda “Spiuni”: Bozhinovski nuk do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shoqatë kriminale”

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 17:19
Zoran Bozhinovski

Zoran Bozhinovski, njëri nga të akuzuarit për rastin “Spiuni”, nuk do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shoqatë kriminale”, sepse vepra penale është e vjetruar.

Gjyqtari Vlladimir Tufegxhiq në seancën e sotme tha se ndjekja penale për këtë pjesë është ndaluar, sepse dënimi i parashikuar me burg ka qenë prej 6 muaj deri në tre vjet, që do të thotë se vepra penale është vjetërsuar për gjashtë vjet, që nga kryerja e veprës penale më vitin 2011-të.

Bozhinovskit do t’i gjykohet vetëm për veprën penale “Spiuni”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat