Ahmeti: Më 30 shtator fiton Maqedonia

Maqedonia

Ahmeti: Më 30 shtator fiton Maqedonia

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 09:43
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka deklaruar se më 30 fitojnë qytetarët e Maqedonisë, pasi fitojnë paqen e qëndrueshme, stabilitetin, sigurinë dhe anëtarësimin në NATO brenda 15 muajsh, si dhe fitojnë fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm.

Ahmeti këto komente i bëri para banorëve të Komunës së Zhelinës ku në kuadër të fushatës për referendumin që do të mbahet më 30 shtator iu bë me dije qytetarëve të kësaj komune që të dalin e të votojnë që vendi të anëtarësohet në NATO.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me fjalën e rastit  që pati, banorëve të Komunë së Zhelinës bëri me dije se më 30 shtator të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë duhet të jenë të përgjegjshëm e ndërgjegjshëm pasi ky është një mision i përbashkët shqiptaro-maqedonas.

“Të qenurit anëtar i NATO-së nuk matet me numrin e banorëve që i ka shteti por aty të gjithë janë të barabartë, ku po ashtu mund të shfrytëzosh të drejtën e vetos. Më 30 shtator nuk ka humbës, më 30 shtator fiton Republika e Maqedonisë, fitojnë qytetarët e kësaj republike, pra fitojnë paqen e qëndrueshme, stabilitetin, sigurinë dhe anëtarësimin në NATO brenda 15 muajsh, fitojnë fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në qershor të vitit të ardhshëm. Të gjithë ministrat gati të gjitha shteteve të Bashkimit Evropian erdhen tek ne që t’i inkurajojnë qytetarët tonë që të votojnë me 30 shtator për anëtarësimin në NATO,” u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Fjalë rasti para banorëve të komunës së Zhelinës, pati shefi i shtabit qendror për referendumin nga BDI-ja, Atilla Rexhepi, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraku dhe ish-kryetari i komunës së Zhelinës njëherit tani në rolin e shefit të shtabit në komunën e Zhelinës, Fatmir Izairi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat