LSDM: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen në frymën e marrëveshjes me Greqinë

Maqedonia

LSDM: Ndryshimet kushtetuese do të bëhen në frymën e marrëveshjes me Greqinë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 17:39
LSDM

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se akuzat e opozitës për falsifikime të historisë, janë të pabaza.

Nga LSDM thonë se ndryshimet kushtetuese pas referendumit do të realizohen në frymën e marrëveshjes me Shkupit dhe Athinës dhe sipas tyre, ajo e garanton identitetin maqesonas.

“OBRM-PDUKM vendos sjellje destruktive në masë. Mickoski akoma ka kohë të thirrë anëtarësinë të votojnë “për” Maqedoni evropiane. OBRM-PDUKM-ja jo vetëm që vazhdon me shpërndarjen e të pavërtetave dhe lajmeve të rrejshme, por ka filluar të flas pa menduar për marrëveshjen e cila forcon identitetin maqedonas dhe pastron rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, thonë nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat