Arrestohet një person nga Kavadari, ka kryer 127 vjedhje në disa qytete të Maqedonisë

Maqedonia

Arrestohet një person nga Kavadari, ka kryer 127 vjedhje në disa qytete të Maqedonisë

Më: 21 shtator 2018 Në ora: 18:08
Ilustrim

Policia ka kapur një person që vetëm për pesë muaj ka kryer 127 vjedhje nëpër banesa gjithandej Maqedonisë.

Nga MPB njoftojnë se 37 vjeçari nga qyteti i Kavadarit, është kapur në shtëpinë e tij të përkohshme në Prilep dhe aty janë gjetur një mori gjësendesh që janë vjedhur gjatë këtyre muajve të fundit, kryesisht nëpër banesa. Ai madje kishte mësuar teknikën e hapjes së dyerve të blinduara, por edhe atyre klasike me cilindër.

“Gjatë arrestimit, atij i janë gjetur një celuar, çelësa dhe foli për hapjen e dyerve të blinduara, çelës francez për thyerjen e cilindrave të dyerve, para dhe gjësende të tjera. Veprat i ka kryer nga muaji maj, deri në muajin shtator të këtij viti. Duke thyer cilindrat e bravave të dyerve, ka hyrë nëpër banesa dhe ka vjedhur para dhe ar por edhe sende të tjera me vlerë”, tha Toni Angellovski nga MPB.

Hajduti ka vepruar në më shumë qytete të Maqedonisë. Më së shumti ka bërë vjedhje në banesat e Manastirit, gjithsej 31. Përveç vjedhjeve, i dyshuari I.S ka tentuar ta vrasë edhe të dashurën e tij e cila i ka kumtuar se është shtatzënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat