Presidenti francez Emanuel Makron iu drejtua me një video mesazh qytetarëve të Maqedonisë në prag të referendumit.
Në video mesazh, ai thotë se marrëveshja me Greqinë siguron të ardhme për vendin dhe se beson në urtësinë e qytetarëve.
Macron bën thirrje për ta mbështetur referendumin për çështjen e emrit. Presidenti francez thekson se kjo marrëveshje është rezultat i guximit të liderëve të dy vendeve.