Në mesnatë mbaron regjistrimi i të sëmurëve dhe personave invalid për votim në shtëpi

Maqedonia

Në mesnatë mbaron regjistrimi i të sëmurëve dhe personave invalid për votim në shtëpi

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:34
Ilustrim

Nga Komision komunal zgjedhor Shtip sot pasdite janë paraqitur 15 persona të sëmurë dhe invalid të votojnë në shtëpi, një ditë para referendumit të 30 shtatorit.

Kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor Shtip Senka Adnreeva thotë se hapësirat e KKZ punon deri në mesnatë, kur skadon afati për paraqitje. Ajo shtoi se këto nuk janë numrat zyrtar i të regjistruara, ndërsa të hënë do ta dinë numrin zyrtar të personave të sëmurë dhe invalid që të drejtën e tyre të votës do ta shfrytëzojnë më 29 shtator.

“Gjatë ditës presim të arrijë materiali zgjedhor, ndërsa 48 para referendumit do të marrim materialin. Mbaruan edhe trajnimet për anëtarët e këshillave zgjedhore”, ta Andreeva.

Ajo theksoi se në Shtip ka gjithsej 77 vende zgjedhore, që në ditën e referendumit do të jenë hapur nga ora 7:00 deri në ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat